Trafik rrugorë
Në këtë drejtim nxënësit mund të marrin njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e transportit, infrastrukturës, sigurisë në rrugë dhe menaxhimit të aksidenteve. Pas përfundimit të shkollës, nxënësit tanë mund të punësohen në:
- Ndërmarrje që merren me kontrollimin teknik të automjeteve, sinjalizimin rrugor, matjet në trafik, servisimin e automjeteve, sigurimin e automjeteve dhe në shërbime tjera që merren me sigurinë në trafik.
- Mund të krijojnë biznesin e tyre në këtë sektor dhe të punësojnë të tjerë.
- Mund të vazhdojnë studimet në drejtimin e Trafikut rrugorë.